Arsyeja e pabesueshme se pse Kroos kaloi nga Bayerni te Reali

Futboll

Arsyeja e pabesueshme se pse Kroos kaloi nga Bayerni te Reali

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 16:37
Toni Kroos

“Toni Kroos nuk është lojtar i klasit botëror”.

Kështu mendonin drejtuesit e Bayernit të Munichut, të cilët vendosën ta largojnë gjermanin. Kështu ka deklaruar miku i ngushtë i Kroos, Stefan Reinartz.

“Kroos është shok i imi dhe do të jetë gjithmonë shok i mrekullueshëm. Largimi i tij ka të bëjë me paratë. Bayerni i ofroi Kroosit kontratë të re dhe ai e dinte se sa përfitonte në vit Mario Gotze, që është i të njëjtës moshë”, u shpreh ai.

“Bayerni nuk dëshironte ta paguajë Kroosin më shumë se 10 milionë euro dhe Rummenigge i kishte treguar arsyen se nuk mund ta bëjnë atë sepse nuk konsiderohet lojtar i klasit botëror”, shtoi Stefan.

Kroos u transferua te Reali për 25 milionë euro në vitin 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat