Dëmtohet Dembele, Barcelona kursen 10 mln euro

Futboll

Dëmtohet Dembele, Barcelona kursen 10 mln euro

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 17:11
Ousmane Dembélé

Lajmi për dëmtimin e Ousmane Dembélé  sjell dy anët e medaljes për klubin e Barcelonës.

Sic raportojnë të përditshmet sportive europiane, për sulmuesin francez katalanasit do të kursejnë jo pak por plot 10 milionë euro, ose më saktë shifrën që duhej të depozitonin në arkat e Borussia Dortmund në rastin e 50 paraqitjve në sezon të 20 vjecarit Dembele.

Objektiv që tashmë është tërësisht i parealizueshëm, duke qënë se pasardhësi i Neymar tek Barca, mendohet të qëndrojë rreth katër muaj jashtë fushe për t’u rehabilituar.

Kartoni i sulmuesit francez i kushtoi klubit spanjoll shifrën e 105 milionë eruove plus 42 të tjera në formë bonusesh, 10 milionë prej të cilave të parashikuara nga ky sezon tashmë janë djegur.

Për të arritur bonuset e mbetura, që janë  pjesë e klauzolave të  përfshira në kontratën e Dembele,  Dortmundit do t’i duhet tashmë të presë deri në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi iu nënshtrua këtë të martë  ndërhyrjes kirugjikale në Finlandë pas dëmtimit të pësuar në tendinë në këmbën e majtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat