Costacurta: Për faj të Messit

Futboll

Costacurta: Për faj të Messit

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 17:12
Alessandro Costacurta

Alessandro Costacurta, ish-mbrojtësi i Milanit, ka zbuluar një prapaskenë kurioze në lidhje me Lionel Messi.  Costacurta tregon një episod nga përvoja personale me argjentinasin: “Pas paraqitjes së tij kundër Juventus u kujtova që kam luajtur kundër Messi kur ai ishte 17 vjeç, – tha Costacurta. – Ishte një ndeshje pre-kampionati. Unë u aktivizova 30 minuta para fundit. Ndoshta edhe pse i kisha këmbët e rënda, nuk e di përse, por nuk e ndala kurrë. E kujtoj që u ktheva te Ancelotti dhe i thashë se në rast se do të më zëvendësonte nuk do të ofendohesha, përkundrazi do të shmangia një figurë të shëmtuar.” 

Barcelona dhe Milan zhvilluan ndeshjen miqesore në vitin 2004, ndeshje në të cilin Costacurta bazohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat