Çfarë po ngjan në Vëllaznim? Munishi paralajmëron largimin

Futboll

Çfarë po ngjan në Vëllaznim? Munishi paralajmëron largimin

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 17:18
Ismet Munishi

Vëllaznimi i Gjakovës e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në elitën e futbollit, duke tubuar tetë pikë nga pesë ndeshjet e para.

Mirëpo, gjendja financiare në klubin gjakovar nuk është aspak e mirë.

Futbollistët kanë vendosur që t’i bojkotojnë stërvitjet për shkak të mungesës së pagave dhe mos-kryerjes së detyrimeve me kohë.

Trajneri i mirënjohur i kësaj skuadre, Ismet Munishi ka paralajmëruar dorëheqjen nga klubi gjakovar.

“Nëse vazhdon kjo gjendje, jemi të detyruar që të dorëzohemi. Më vjen keq nga puna që e kam bërë. Më vjen keq nga futbollistët por nuk po kemi përkrahje nga askush për fat të keq. Këta djem meritojnë respekt më të madh”, ka deklaruar Ismet Munishi për GazetaOlle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat