Legjenda e Milanit: Rossonerët nuk kanë yje në ekip

Futboll

Legjenda e Milanit: Rossonerët nuk kanë yje në ekip

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 18:17
Zvonimir Boban

Zvonimir Boban ka analizuar transferimet e bëra nga Milani këtë verë.

Me ardhjen e pronarëve kinezë, Milani ka investuar shumë në përforcimin e skuadrës duke blerë 11 futbollistë, por sipas ish-futbollistit të tyre, Zvonimir Boban, ata ende nuk kanë yje në ekip.

Kroati thotë se i duhet kohë Milanit për të qenë pretendent për Scudetto në Serie A, pasi që Juventusi ende mbetet favorit për titullin e kampionit.

“Juventusi është favorit edhe këtë sezon”, ka deklaruar Boban për Blick.

“Milani ka transferuar disa lojtarë të mirë, por asnjë yll. Nuk është e lehtë të fitosh me aq shumë lojtarë të rinj, por shpresoj që të jem gabim”, ka theksuar ai.

Boban ka luajtur me Milanin në epokën e artë të klubit, së bashku me treshen holandeze, Gullit, Rijkaard dhe Van Basten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat