Montella shton fantazi në formacionin e Milanit

Futboll

Montella shton fantazi në formacionin e Milanit

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 07:33
Hakan Calhanoglu

Vincenzo Montella pritet të bëjë një ndryshim të ri në formacionin e Milanit.

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella pritet të bëjë një ndryshim të ri në formacion për ndeshjen e sotme ndaj SPAL.

Mediat italiane raportojnë se strategu i “Rossonerëve” dëshiron ta fillojë takimin me më shumë fantazi në ekip.

E për ta bërë këtë ai është i gatshëm të inkuadrojë në lojë nga minuta e parë përforcimin e ri Hakan Calhanoglu së bashku me Jack Bonaventura.

Dyshja luajti me sukses së bashku në fitoren ndaj Austrisë së Vjenës në Europa League e tani ka ardhur koha të kombinohen edhe në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat