Spalletti: Na duhet të jemi më të vendosur dhe me më shumë angazhim

Futboll

Spalletti: Na duhet të jemi më të vendosur dhe me më shumë angazhim

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 08:46
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti ka thënë se ekipi i tij nuk ishte në formë dhe nuk reagojë në barazimin ndaj Bolognas.

Interi mori një barazim falë një penalltia të kthyer në gol nga Mauro Icardi.

“Ishim më të ngadalshëm se zakonisht, duke mos mundur ta qarkullonim topin mirë, sidomos mesfusha, që kështu i dhamë Bolognas hapësira”.

“Në pjesën e dytë bëmë më mirë, por përsëri topi ecte ngadalë dhe është shumë e lehtë për kundërshtarin të mbrohet kur luan në këtë mënyrë”.

“Na duhet më shumë të jemi të vendosur dhe të kemi angazhim në duele dhe pasime”, ka thënë Spalletti.

Ndeshja në Stadio Dall’Ara u mbyll 1-1, pasi fillimisht në pjesën e parë kishte shënuar Simone Verdi.

Interi pas këtij barazimi ka 13 pikë pas pesë ndeshjesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat