Panucci rikthen Xhakën

Futboll

Panucci rikthen Xhakën

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 10:25
Taulant Xhaka

Christian Panucci ka paralajmëruar se në ekip mund të rikthehet mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka. Shqipëria nuk do të jetë e kompletuar para ndeshjeve të radhës në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2018 ndaj Spanjës dhe Italisë.

Së fundmi është lënduar Amir Abrashi, që pritet të mungojë të paktën katër javë. Përpos tij, probleme së fundmi me lëndime kanë pasur edhe Arlind Ajeti e Berat Gjimshiti. Bekim Balaj mungoi në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Ansi Agolli u lëndua në përballjen me Maqedoninë. Megjithatë, trajneri Christian Panucci, përpos këtyre mungesave, do të përballet edhe me mungesën e Mërgim Mavrajt, të Burim Kukelit dhe të Odise Roshit që mungojnë për shkak të suspendimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat