Kryendeshja Skënderbeu-Partizani mund të gjykohet nga një gjyqtar i Kosovës

Futboll

Kryendeshja Skënderbeu-Partizani mund të gjykohet nga një gjyqtar i Kosovës

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 11:07
Genc Nuza në mes

Skënderbeu-Partizani mund të drejtohet nga gjyqtari i Kosovës, Genc Nuza. Vetëm dy ditë më parë, Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se ka arritur marrëveshje me FSHF-në për shkëmbimin e gjyatarëve me stemë të FIFA-s në ligat elitare të futbollit të të dy Kësisoji, gjasat janë që në fundjavë në Korçë të gjykojë ndërkombëtari Nuza, bashkë me dy asistentë nga Kosova.

Duke qenë se arbitri i vetëm që mban stemën e FIFA-s në Shqipëri, Enea Jorgji, është i padëshirueshëm për Skënderbeun pas ndeshjes në Kukës, FSHF pritet të zyrtarizojnë në ditët e ardhshme emrin e Nuzës për këtë takim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat