Kaos në futbollin gjerman

Futboll

Kaos në futbollin gjerman

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 11:54
Pamje nga futja e huliganëve

Një ngjarje e shëmtuar ajo që ndodhi dje në ndeshjen mes Holstein Kielit dhe St.Paulit në Divizionin e Dytë gjerman, e cila përfundoi 0:1 në favor të St.Paulit.
Disa huliganë të skuadrës vendase, para fillimit të takimit u futën në fushë dhe hodhë fishekzjarre drejt tifozëve mik si dhe më pas patën një përleshje me futbollistët dhe drejtuesit e klubit.
Uliganet
Një kaos i vërtetë që rrallë herë mund të shihet në një ndeshje futbolli dhe në një shtet si Gjermania e cila shquhet për rregullat e forta. Federata e Futbollit pritet të marrë masa ndëshkuese për skuadrën vendase e cila është përgjegjëse për incidentin e shkaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat