Vëmendja nga Cavani

Futboll

Vëmendja nga Cavani

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 13:31
Cavani e Neymar

Klubet europiane janë vënë në gjendje alarmi për të ardhmen e sulmuesit të Paris St.Germain, Edinson Cavani. Napoli, Everton dhe Chelsea janë mes skuadrave që kanë nisur të ndjekin situatën e krijuar, pas sherrit mes uruguajnit dhe shokut të skuadrës Neymar, gjatë fitores 2:0 ndaj Lyon. PSG ka organizuar një takim për të zbutur tensionin mes palëve, por Cavani e ka shprehur edhe në të kaluarën sikletin e të qenurit nën hijen e Zlatan Ibrahimovic. Kjo situatë po përsëritet me Neymar.

Skuadra franceze do të sqarojë situatën në janar 2018, duke parë edhe futbollistë si Lucas Moura, Angel di Maria dhe Julian Draxler që kërkojnë më shumë minuta. Cavani është 30 vjeç dhe merr rreth 10 milionë euro në sezon. Ai mund të ishte zgjidhja e parë e Chelsea dhe ëndrra e Everton, teksa vetë lojtari nuk e ka mohuar dëshirën për t’u rikthyer te Napoli. Juventus dhe Inter janë gjithashtu klube që admirojnë uruguaianin, ashtu si Borussia Dortmund që ka nisur të kërkojë një zëvendësues për Pierre Emerick Aubameyang.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat