Tërmeti dëmton stadiumin

Futboll

Tërmeti dëmton stadiumin

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 13:34
Pamja e stadiumit

Tërmeti i fuqishëm i regjistruar në Meksikë ka shkaktuar qindra viktima si dhe ka shkatërruar shumë ndërtesa në qytetet e këtij vendi, madje duke prekur edhe impiantet spotive.

Lëkundjet e magnitudë deri 7.1 ballë të shkallës Rihter, kanë dëmtuar pjesë të ndryshme të stadiumit Asteka në kryeqytetin New Meksiko, duke e bërë të papërdorshëm pasi rrezikohet jeta e njerëzve. Do të duhet ndërhyrja e autoriteve që ky stadium të rihapë dyert për tifozët. Konstruksionet metalike, mbi majën  unazës  e impiantit mitik,  nuk u kanë rezistuar lëkundjeve të fuqishme, duke bërë që dëmet të jenë serioze. Asteca është një stadium me vlera historike, pasi pikërisht në terrenin e tij janë luajtur dy finale të Kupës së Botës, Brazil – Itali 4-1, në vitin 1970 dhe Argjentinë – Gjermani 3-2 në 1986. I skalitur në memorien  tifozë të futbollit është edhe përplasja e ashëquajtur e shekullit, Itali – Gjermani 4-3.

Kjo situatë e pazakontë, i ka detyruar drejtuesit e Federatës Mesikane të Futbollit, që të anulojnë të gjitha ndeshjes e e fazës së 1/8 së Kupës së Mesikës që ishin programuar për t’u zhvilluar gjatë mesjavës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat