A mund të largohet nga Bayerni?

Futboll

A mund të largohet nga Bayerni?

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 14:10
Robert Lewandowski

Futbollisti Robert Lewandowski edhe një herë ka theksuar se nuk ka ndërmend të largohet nga Bayern. Ditët e fundit, thashethemet për largimin e mundshëm të tij te Real Madrid janë shtuar shumë, si pasojë e një interviste me të cilën polaku kritikonte klubin për merkaton pa shpenzime. Gjithsesi, ai e ka bërë të qartë se në Mynih ndihet mirë.

“Dihet se gjërat në futboll sot ndryshojnë shumë shpejt. Ka lojtarë që premtojnë ‘dua ta mbyll karrierën këtu’, por çfarë ndodh kur klubi një ditë të njofton ‘nuk kemi më nevojë për ty’? Dua të them se prandaj nuk bëj deklarata të tilla. Fakti është se kam edhe katër vite kontratë këtu dhe jam shumë rehat në Mynih”, – është shprehur sulmuesi.

“Kam dhjetë vite që jetoj me thashetheme për largime në skuadra të ndryshme. Në fillim vuaja për t’i përballuar, por pastaj u mësova. Çfarëdo që të bëj, është e pamundur që t’i ndal”, – ka shtuar Lewandowski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat