Kosovare Asllani trondit kroatet

Futboll

Kosovare Asllani trondit kroatet

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2017 Në ora: 15:20
Kosovare Asllani në veprim me numër 9

Kombëtarja e Suedisë importoi tri pikë domethënëse nga stadiumi i Varazhdinit, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Kroacinë, në kuadër të xhiros së parë të grupit 4 të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani realizoi gol në këtë fitore të madhe. Ai nga afërsia tundi portën e kroateve pikërisht në minutën e 90+2, ndërsa Hurtig shënoi e para në minutën e 62-të. Asllani luajti titullare e me plot sukses, por u ndëshkua edhe me karton të verdhë në pjesën e parë të lojës. Suedezet janë në grup me hungarezet, danezet e ukrainaset.  Goli i fundit, pra i Asllanit, pa dyshim se tronditi kroatet, të cilat besonin ende në barazim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat