Shkëndija po bën kërdi në Maqedoni

Futboll

Shkëndija po bën kërdi në Maqedoni

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2017 Në ora: 17:22
Izair Emini

Nuk ka kush i del para skuadrës së Shkëndijes nga Tetova. ‘Kuqezinjtë’ vazhdojnë me serinë fantastike, në gjashtë ndeshje pesë fitore e një barazim, duke udhëhequr kreun me 16 pikë, pesë më shumë se Akademija Pandev. Sulmuesi Izair Emini ka treguar paraqitje fenomenale dhe realizoi het-trik në fitoren bindëse të tetovarëve me rezultat 5:0 ndaj Sileksit të Kratovës.

Në stadiumin në Tetovë ka qenë atmosferë shumë e mirë dhe tifozët “Ballistët” iu gëzuan edhe një fitoreje të madhe, duke konfirmuar se kuqezinjtë janë kandidat kryesor për titull. Në minutën e 14-të, Emini hap serinë e golave, për të vazhduar edhe në atë të 26-tën. Në minutën e 69-të, Ferhan Hasani nga gjuajtja e lirë thellon epërsinë në 3:0, ndërsa Emini  shënoi het-trikun në minutën e 87-të për 4:0. Në minutën e fundit, Besart Abdurrahimi vulosi fitoren me 5:0. Shkëndija ka goldallimin 21:6 ose deri më tash ka shënuar më së shumti gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat