Shkupi fuqi për Skopjen!

Futboll

Shkupi fuqi për Skopjen!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2017 Në ora: 17:29
Futbollistët e Shkupit

Shkupi u tregua fuqi për skuadrën maqedone Skopje, duke e mundur me rezultat 1:0, në ndeshjen e javës së gjashtë të kampionatit të Maqedonisë. Skuadra shqiptare u angazhuan me gjithë kapacitetet që pati dhe arkëtoi tri pikë që nuk maten as me ari.

Në derbin e skuadrave nga kryeqytetit i Maqedonisë, u zhvillua lojë e mirë, ndërsa shkupjanët ngadhënjyen falë golit Kristian Stojkoski pikërisht në minutën e minutën e 25-të. Për Shkupin është fitorja e tretë radhazi dhe dukshëm kanë përmirësuar renditjen, duke u ngritur në vend të katërt me 10 pikë apo ngecin për 6 sosh nga lideri Shkëndija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat