‘Dardanët’ me lajm të madh: Një anëtar i Jasharëve bëhet ‘Dardan’

Futboll

‘Dardanët’ me lajm të madh: Një anëtar i Jasharëve bëhet ‘Dardan’

Nga: K.G. Më: 20 shtator 2017 Në ora: 17:41
Dardanët

Tifozët e kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, konfirmojnë lajmin e madh, se një anëtar i Jasharëve bëhet pjesë e tyre. “Sot në Skenderaj takuam Bekim Jasharin, djalin e heroit të kombit Hamëz Jashari.

Me Bekimin bashkëbiseduam rreth shumë temave.

Jemi të lumtur dhe krenar që prej sot, Bekimin e kemi edhe Anëtar Nderi në tifo-grupin tonë.

Familja JASHARI

Përgjithmonë në zemrat tona. Unë, Biri Yt, Kosovë”, shkruan në faqen e ‘Dardanëve’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat