Renova e pafat, mposhtet nga Vardari

Futboll

Renova e pafat, mposhtet nga Vardari

Nga: K.Goca Më: 20 shtator 2017 Në ora: 17:49
Logo e Renovës

Skuadra shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës, ka qenë shumë afër pikës në përballjen me Vardarin nga Shkupi, por fati sportiv ia ktheu shpinën në çastet e fundit. Renova u kthye duarthatë, por me pak fat do ta befasonte kampionin. Në minutën e 26-të, Barseghyan shënoi për Vardarin, por pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Emran Ramadani barazoi rezultatin 1:1. Kur dukej se ndeshja po shkon drejt barazimit, në minutën e 83-të Felipe shënoi për fitoren e Vardarit.

Vardari mban vendin e tretë me 10 pikë, por ka një takim me pak, kurse Renova renditet në pozitën e tetë me 5 pikë pas 6 jave në Kampionatin e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat