Liverpool kishte dashur ta blinte Muller-in për 100 milionë

Futboll

Liverpool kishte dashur ta blinte Muller-in për 100 milionë

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 18:51
Thomas Muller

Liverpool kishte dashur që ta blinte Thomas Muller si zëvendësim të Philippe Coutinho-s i cili mund të shkonte te Barcelona, pohon Bild.

Klubi nga Merseyside dëshironte që t’i shpenzonte 100 milionë euro për yllin bavarez, duke shfrytëzuar paratë që shpresonin t’i merrnin nga Barcelona për brazilianin.

Raporti pohon që ngurrimi i Bayern Munchen për shitjen e gjermanit, kishte bërë që Të Kuqt ta ndalonin kalimin e Coutinho-s te Barça.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat