Allegri: Fitore shumë e rëndësishme ndaj Fiorentinës

Futboll

Allegri: Fitore shumë e rëndësishme ndaj Fiorentinës

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 09:21
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri ka thënë se fitorja ndaj Fiorentinës është shumë e rëndësishme. 

Mario Mandzukic shënoi golin v etëm me kokë të këtij takimi në pjesën e dytë.

“Është fitore e rëndësishëm pasi e mbajtëm portën të paprekur. Vuajtëm në pjesën e parë, por nuk rrezikuam shumë”.

“Rezultati ishte i rëndësishme dhe djelmoshat meritojnë komplimente”.

“Gonzalo Higuain bëri mirë në golin e Mandzukic, ai duhet të vazhdojë të luajë:

Trajneri foli edhe për Stefano Sturaron dhe Rodrigo Bentancurin.

“Vendos ta pushoj Stephan Lichtsteinerin, për ndeshjen e radhës me Torinion. Nëse dëshiron të jesh garues duhet të kesh skuadër. Sturaro luajti mirë dhe po mësohet me këtë rol”.

“Bentancur meriton çmim. E vetmja arsyeje pse nuk pësuam asnjë gjuajt në portë”, ka thënë Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat