Arsenali do të tentojë për Sanchezin në janar

Futboll

Arsenali do të tentojë për Sanchezin në janar

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 10:20
Raheem Sterling dhe Alexis Sanchez

Arsenali nuk është dorëzuar për yllin e Manchester Cityt, Raheem Sterling dhe pritet ofertë që në janar.

Sipas The Mirror, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenge, është një fans i madh i lojtarit të Manchester City , ndërsa zgjidhja për të arritur tek ai mund të jetë Alexis Sanchez.

‘Qytetarët’ dështuan të arrijnë marrëveshje për Sanchez në ditët e fundit të afatit kalimtar, pasi londinezët si pjesë të marrëveshjes e kërkuan Sterlingun.

Pasi që u dorëzuan për yllin e ri të Monacos, Thomas Lemar, klubi i Arsenalit, e sheh Sterlingun si zëvendësues ideal për Sanchezin.

Sterling, është rritur në Londër para se të shkonte te Liverpooli nga Queens Park Rangers në vitin 2010.

Ai edhe dy vite kontratë me klubin dhe lëvizja mund të jetë opsion që në janar.

Sterling pëlqehet po ashtu nga Pep Guardiola që kërkon të ketë një skuadër të fortë dhe me shumë alternativa. Anësori është pjesë e Kombëtares së Anglisë dhe ka zhvilluar mbi 35 ndeshje për ‘Tre Luanët’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat