Shqiptari që luftoi dhe e shijoi fitoren kundër Real Madridit

Futboll

Shqiptari që luftoi dhe e shijoi fitoren kundër Real Madridit

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2017 Në ora: 10:57
Riza Durmishi me numër 14

Shqiptari Riza Durmishi gjithmonë do të ketë në kujtesën e tij fitoren në Santiago Bernabeu. Ai me skuadrën e tij Betisi triumfuan me rezultat 1:0 ndaj kampionit të Evropës dhe të Spanjës, Real Madridit, në kuadër të javës së pestë.

Durmishi u paraqit titullar dhe dha maksimumin. Ai luftoi deri në pikën e fundit dhe me bashkëlojtarë në fund festuan fitoren e madhe. Betis ngjitet në vend të gjashtë me 9 pikë, një më shumë se Reali një pozitë më poshtë. Në foto shihet Riza Durmishi me numër 14-të, duke përcjellë njërën nga rastet e Cristiano Ronaldos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat