Cuadrado: I lumtur që qëndrova te Juve, golat do të vijnë për Higuainin

Futboll

Cuadrado: I lumtur që qëndrova te Juve, golat do të vijnë për Higuainin

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 12:40
Juan Cuadrado

Juan Cuadrado ka thënë se është i lumtur që ka qëndruar te Juventusi, ndërsa shton se Gonzalo Higuain do të kthehet të shënojë shumë gola. 

Cuadrado ndihmoi Juven për ta mposhtur Fiorentinën me rezultat 1-0 me një asistim.

“Është ndeshje e vështirë kjo kundër Fiorentinës”.

“Duhet të jemi të lumtur me këtë paraqitje. Krijuam shumë dhe morën atë që kishim nevojë”.

“Higuain? Ai nuk është i pikëlluar. Ka momente kur luan pak më dobët, po ai është i qetë”.

“Ne e dimë sa është i fortë dhe do të kthehet të shënojë shumë gola”.

“Qëndrimi te Juventusi? Nuk e kam menduar asnjëherë largimin dhe jam i lumtur që jam këtu, pasi ky ekip më jep besim”.

“Jam i lumtur me paraqitjen, duhet të punojë shumë pasi nuk është vetëm Douglas Costa, po edhe Bernardeschi”.

“Ata tregojnë çdo ditë që duan të luajnë dhe për këtë më duhet të jap maksimumin”, ka thënë Cuadrado.

Juvenusi është lider në Serie A së bashku me Napolin me nga 15 pikë, por napolitanët kanë më shuam gola të shënuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat