Klubi shqiptar shkruan historinë në futbollin suedez

Futboll

Klubi shqiptar shkruan historinë në futbollin suedez

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 14:10
KF Besa

KF Besa, skuadër që përbëhej me lojtarë shqiptarë, ka shkruar historinë në futbollin suedez, duke arritur suksesin më të madh në histori të klubi. Ata kanë siguruar të martën ngjitjen në Kategorinë e katërt të futbollit në Suedi, duke siguruar pozitën e parë në Ligën e Pestë.

Qindra tifozë morën pjesë në fitoren e madhe të Besës ndaj Helsingborg AIS.

Xhenis Dednica dhe Qëndrim Vishaj shënuan golat në pjesën e parë për 2:1, shkruan “svenskafans.com”, raporton “GazetaOlle”. Në pjesën e dytë realizoi Belvin Licina për 3:1, para se gjyqtari të mbyllte ndeshjen.

Besa u bë skuadra e dytë suedeze me prejardhje shqiptare që do të garojë në Ligën e katërt, pas Malaëi Kosova IF.

Besa është formuar 20 vjet më parë, pas iniciativës së disa futbolldashësve shqiptarë.

Kryetar i klubit është Sadik Krasniqi. Ai beson se do të angazhojnë edhe lojtarë sudezë për të korrur suksese të  reja edhe në Ligën e katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat