Dembele gëzon Barcelonën: Kthehem pas dy muajsh

Futboll

Dembele gëzon Barcelonën: Kthehem pas dy muajsh

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 14:15
Ousmane Dembele

Sulmuesi i ri i Barçës është lënduar javën e shkuar.

Ousmane Dembele u transferua këtë verë nga Borussia Dortmund te Barcelona për të zëvendësuar brazilianin Neymar.

Por francezi ishte i pafat pasi që javën e shkuar në ndeshjen me Getafen ai pësoi një lëndim në gju, i cili fillimisht u tha se do ta mbajë atë jashtë fushave për katër muaj.

Pas mbështetjes që mori nga shokët e skuadrës përpara sfidës ndaj Eibarit ku futbollistët e Barcelonës zbritën në fushë me fanella me mbishkrimin “Kurajo Ousmane”, Dembele me një postim në profilin e tij zyrtar në Instagram ka bërë të lumtur drejtuesit, stafin teknik por edhe të gjithë tifozët e Barcës.

Blerja më e shtrenjtë e historisë së Barcelonës i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen ndërsa në të njëjtën kohë ka shfaqur të gjithë optimizmin e tij se ndihet mirë pas operacionit dhe do të kthehet në fushat e futbollit pas vetëm dy muajsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat