Futbollisti i Athletic Bilbaos, fiton betejën me kancerin

Futboll

Futbollisti i Athletic Bilbaos, fiton betejën me kancerin

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 14:49
Yeray Alvarez

Për të dytën herë, Yeray Alvarez ka arritur të mposhtë sëmundjen e rëndë të kancerit.

Tek Athletic Bilbao ka gëzim dhe festë.

Yeray Alvarez, mbrojtësi 22-vjeçar spanjoll ka kaluar edhe provën e dytë më të vështirë të jetës teksa është kuruar nga kanceri në testikuj.

Drejtuesit e klubit bënë të ditur se lojtari kaloi me sukses përmes kimioterapisë fazën më të vështirë dhe tani mbetet vetëm për t’u përcaktuar koha e rikthimit në skuadër.

“Faza e tretmanit të tij ka përfunduar me sukses”, thuhet në komunikatën e klubit.

“Në ditët në vazhdim, Yeray do të dalë nga spitali dhe do të nisë fazën e rikuperimit për t’u kthyer të luajë futboll sërish me skuadrën”, shkruhet ndër të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat