Costa i nënshtrohet testeve mjekësore tek Atletico?

Futboll

Costa i nënshtrohet testeve mjekësore tek Atletico?

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 16:07
Diego Costa

Sulmuesi spanjoll është shumë pranë rikthimit te skuadra madrilene.

Diego Costa pritet që sot t’i nënshtrohet testeve mjekësore tek Atletico Madrid, para se të transferohet edhe zyrtarisht në Spanjë.

28-vjeçari nuk ka vend në skuadrën e Antonio Contes dhe largimi i tij nga Chelsea është i pashmangshëm.

Për ta transferuar Costan, Atleticos i duhet të presë deri në muajin janar, por ai kërkon që sa më shpejtë ta përfundojë marrëveshjen me klubin dhe t’u bashkohet atyre në stërvitje qysh tani.

‘Los Colchoneros’ do t’i paguajnë Chelseat 60 milionë euro për transferimin e Costas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat