Allegri: Vuajtëm në pjesën e parë

Futboll

Allegri: Vuajtëm në pjesën e parë

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 16:08
Allegri

Napoli dhe Juventusi janë skuadrat me të gjitha fitore në pesë javët e para, kurse Interi ka 4 fitore e një barazim! Napoli udhëheq kreun me 15 pikë shkaku i goldallimit që ka më të mirë se Juventusi, kurse Interi mban pozitën e tretë me 13 sosh. Napolitanët treguan forcën edhe në fushë të Lazio-s, duke triumfuar me rezultat bindës 4:1 dhe konfirmuan se në këtë edicion e kanë përnjëmend që të luftojnë për titull. Juventusi me golin e Mandzukic në minutën e 52-të e mposhtën me 1:0 skuadrën e Fiorentinës. 

Trajneri i kampionit në fuqi Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se fitorja ndaj Fiorentinës është shumë e rëndësishme. “Është fitore e rëndësishëm pasi e mbajtëm portën të paprekur. Vuajtëm në pjesën e parë, por nuk rrezikuam shumë. Rezultati ishte i rëndësishme dhe djelmoshat meritojnë komplimente. Gonzalo Higuain bëri mirë në golin e Mandzukic, ai duhet të vazhdojë të luajë”, tha Allegri. Ai më pas foli edhe për Stefano Sturaron dhe Rodrigo Bentancurin: “Vendos ta pushoj Stephan Lichtsteinerin, për ndeshjen e radhës me Torinion. Nëse dëshiron të jesh garues duhet të kesh skuadër. Sturaro luajti mirë dhe po mësohet me këtë rol”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat