Shqiptarët në duel në Kampionatin e Zvicrës

Futboll

Shqiptarët në duel në Kampionatin e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2017 Në ora: 16:42
Sulmuesi Albian Ajeti disa herë ishte në duel me Taulant Xhakën

Sulmuesi Albian Ajeti disa herë ishte në duel me Taulant Xhakën, në ndeshjen e kampionatit zviceran ndërmjet St. Gallenit dhe kampionit në fuqi, Baseli. St. Gallen shënoi fitore me rezultat 2:1, duke u ngjitur në vend të tretë me 12 pikë dhe lënë një pozitë me poshtë Baselin me 11 sosh pas 8 jave. Ajeti asistoi në golin e fitores që shënoi Aleksiq në minutën e 25-të.

Aratore (10’) e Aleksiq (25’) shënuan për St. Gallenin dhe Zuffi 89’) realizoi për Baselin. Ajeti luajti standard deri në minutën e 72-të, kurse Xhaka ka qenë i plot për Baselin, por u ndëshkua me karton të verdhë 14 minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat