Moratti: VAR është i saktë, por rrëmben emocionin

Futboll

Moratti: VAR është i saktë, por rrëmben emocionin

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 16:55
Massimo Moratti

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se sistemi i ri i asistimit të gjyqtarëve, VAR, është gjë pozitive.

Moratti u pyet nëse Interi do të kishte më shumë tituj me VAR-in, por ai i qëndroi indiferent kësaj pyetje.

Ai deklaroi se nuk e di këtë gjë, por bëri një tjetër pohim interesant.

“Në përgjithësi përfshirja e VAR-it në futboll ishte pozitiv, pasi në 90 për qind të rasteve e merr vendimin e drejtë”.

“Nuk e di nëse Interi do të kishte më shumë Scudetto po të ekzistonte VAR më herët”.

“Kjo na e rrëmben emocionin nga futbolli, sepse e ndërpren lojën shumë. Është një gjë për të cilën ne duhet që të mësohemi”.

“Kjo natyrisht se largon një element të diskutimit mbi gjyqtarët”, ka deklaruar Moratti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat