Rikthehet te Atletico

Futboll

Rikthehet te Atletico

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 19:15
Diego Costa

Tashmë është zyrtare. Chelsea dhe Atletico e Madridit kanë arritur marrëveshjen për rikthimin e Diego Costës në kryeqytetin spanjoll. Kartoni i sulmuesit me origjinë braziliane por që luan për përfaqësuesen spanjolle i ka kushtuar, Atleticos rreth 60 milionë Euro. Diego Costa do të firmosë me Los Colchoneros një kontratë deri në vitin 2021. Sulmuesi realizon kështu dëshirën e tij për tu larguar nga Chelsea dhe për tu rikthyer te klubi ku u bë i famshëm për tu vendosur sërish nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone. Në orët e ardhshme, 29-vjeçari do të udhëtojë drejt Madridit për të zhvilluar vizitat mjekësore. Diego Costa mund të jetë në tribunat e stadiumit Wanda Metropolitana, të shtunën për të ndjekur sfidën e Atleticos ndaj Sevillas. Los Colchoneros mbyllën me sukses një operacion merkatoje për të cilin po punonin prej tre muajsh që nga momenti që Diego Costa prishi cdo raport me trajnerin e Chelsea-it, Antonio Conte.

Megjithatë debutimi i 29-vjeçarit me Atleticon do të ndodhë në Janar edhe pse sulmuesit do ti jepet leja për të nisur stërvitjen me skuadrën bardhekuqe që tani në mënyrë që të rifitojë formën e humbur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat