Rekord i shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Itali

Futboll

Rekord i shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Itali

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 19:36
Shqipëri-Itali

Rreth një javë më parë Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e fundit të këtyre Eliminatore të Botërorit Rusi 2018, atë përballë Italisë që do të zhvillohet më 9 tetor në “Loro Boriçi” në Shkodër.

Ndryshe nga të gjitha ndeshjet e tjera të rëndësishme të Kombëtares kuqezi, kjo përballje duket se i ka thyer edhe rekordet e mëparshme.

Rreth 2000 bileta janë shitur në kaq pak ditë, vetëm nëpërmjet blerjes online, ndërsa fizikisht në dyqanin e Federatës Shqiptare të Futbolli, biletat do të dalin në ditët në vazhdim, ende pa një datë të caktuar, ndërkohë që ka filluar shpërndarja e biletave të prenotuara.

Ndoshta shanset sportive të përfaqësueses sonë për të marrë rezultate pozitive në dy ndeshjet e fundit, me Spanjën në transfertë dhe me Italinë në shtëpi, janë thuajse 0, megjithatë është kthyer në një traditë të tifozërisë shqiptare, interesimi shumë i madh për përfaqësuesen në rast se kundërshtari është i një niveli të lartë.

Stadiumi “Loro Boriçi” ka një kapacitet prej 16.000 vendesh, ku një pjesë e këtyre biletave prej 5% i takon tifozëve italian. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat