Sadiku shënon në fitoren e Legias

Futboll

Sadiku shënon në fitoren e Legias

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 21:11
Armando Sadiku

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka shënuar në fitoren 0-4 të skuadrës së Legias në Kupën e Polonisë ndaj Ruch Zdzieszowice.

Sadiku e nisi takimin nga stoli, ndërsa u aktivizua në minutën e 60-të, kur rezultati ishte 0-1 dhe fitorja ishte ende në diskutim.

Por Sadikut i mjaftuan vetëm 4 minuta për të dyfishuar rezultatin, duke e bërë fitoren më te lehtë për skuadrën e tij, e cila shënoi edhe dy herë të tjera në fundin e takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat