Espanyol i merr pikë Villarrealit në transfertë

Futboll

Espanyol i merr pikë Villarrealit në transfertë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 01:06
Vilarrealli

Vilarrealli dështoi të ruante vazhdimësinë e rezultateve në javën e pestë të La Ligas ndaj Espaniolit. “Nëndetësja e Verdhë” nuk e shfrytëzoi si duhet mbështetjen e tifozëve duke lënë 2 pikë të vyera në shtëpi dhe humbur mundësinë për të siguruar fitoren e tretë radhazi në La Liga.

Rasti i parë për gol u shënua në portën e vendasve, me krosimin e Pablo Piattit që në minutën e 7-të gjeti kokën e Jurados, por topi përfundoi mbi tra. Tjetër moment i vështirë për Villarrealin në minutën e 21-të, por edhe në këtë rast goditja e Leo Babtistaos nuk përfundoi në rrjetë për meritë të portierit.

I pafat në të 35-ën  Manuel Trigueros, për të cilin mund të kishte qenë goli më u bukur në karrierë, ndërsa goditja e Bakambu në fund të pjesës së parë u kontrollua nga Lopez. Më gjithë përpjekjet e të dyja skuadrave për të gjetur golin, rezultati mbeti i pjesës së parë, 0-0, duke zhgënjyer ekipin vendas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat