Sioni kthehet te fitoret, Lenjani “shpëton” Tramezzanin

Futboll

Sioni kthehet te fitoret, Lenjani “shpëton” Tramezzanin

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 01:07
Ermir Lenjani

Ermir Lenjani shënon, i jep fitoren Sionit dhe shpëton trajnerin Paolo Tramezzani nga shkarkimi. Mbrojtësi shqiptar, i cili u kërkua me ngulm nga ish-ndihmës trajneri kuqezi gjatë merkatos së verës, po ia shpërblen të gjithë besimin. 28-vjeçari nga Prishtina realizoi golin e dytë, në fitoren 2-1 që Sioni regjistroi në fushën e Luganos. Pas avantazhit të miqve me Shnojli në të 52-ën, Lenjani hipotekoi suksesin e ekipit të tij, 16 minuta përpara fundit të ndeshjes.

E majtë perfekte e mbrojtësit kuqezi, që me një diagonale të kalibruar me milimetra nuk ka la shpëtim portierit kundërshtar. Në suksesin e Sionit, titullarë në fushë ishte edhe mesfushori kuqezi, Burim Kukeli, por edhe shqiptari me pasaportë zvicerane, Pajtim Kasami.

Me golin e Lenjanit, Sioni regjistroi fitoren e parë në Superligën zvicerane pas pesë ndeshjeve me rezultate zhgënjyese, ndërsa vetëm pak ditë më parë skuadra u eliminua edhe nga Kupa e Zvicrës nga jë skuadër e kategorisë së tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat