Aubameyang i dëshpëruar me dështimin e transferimit te Reali

Futboll

Aubameyang i dëshpëruar me dështimin e transferimit te Reali

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 06:15
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang ka shprehur zhgënjimin që një lëvizje në Real Madrid dështoi të materializohet.

Aubameyang ishte golashënuesi më i mirë i Bundesligas në sezonin e kaluar dhe pritej largimi i tij nga Dortmundi pas sezonit 2016-17, me klube në të gjithë Evropën dhe në Kinë që e kërkonin atë.

Sulmuesi nga Gaboni nuk la asnjë sekret të dëshirës së tij për t’u bashkuar me klubin mbretëror spanjoll, por ai vendosi të qëndrojë në Dortmund pasi Madridi vendosi të mos shpenzojë shumë për të zëvendësuar Alvaro Moratan.

Duke folur për mediumin RMC, Aubameyang pranoi se ishte i zhgënjyer që nuk u bashkua me Los Blancos, por thotë se ai tani e ka vënë këtë sagën prapa shpinës së tij.

“Nuk e kam ëndërr. Unë nuk do të flas më për Madridin, ata nuk më duan mua”, ka thënë fillimisht 28-vjeçari, kur e pyeti nëse ende ëndërron një lëvizje në Real.

“Ky nuk është një problem. Unë shikoj përpara, jam mirë në Dortmund”.

“Ne kishim një marrëveshje me Borussian se unë mund të largohem, por kjo nuk ndodhi”.

“Është një zhgënjim, por jam gjithashtu i lumtur që qëndrova”, përfundoi Aubameyang. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat