Neymari iu kërkon falje bashkëlojtarëve pas përplasjes në zhveshtore me Cavanin

Futboll

Neymari iu kërkon falje bashkëlojtarëve pas përplasjes në zhveshtore me Cavanin

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 10:36
Futbullistet e Paris Saint Germainit

Neymari iu ka kërkuar ndjesë shokëve të tij të skuadrës pas zhurmës së bërë në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes në Ligue 1 ndaj Lyonit.

Sulmuesi brazilian polemizoi në dhomat e zhveshjes së Paris Saint Germainit pas ndeshjes kundër Lyonit, në të cilën ai u përplas me Edinson Cavanin për një goditje të lirë dhe një penallti.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, braziliani, i cili u përkthye në frëngjisht nga bashkëkombësi i tij, Thiago Silva, tregoi keqardhje për shokët e skuadrës për atë çfarë ndodhi duke kërkuar ndjesë.

Kërkim faljen e Neymarit e ka pranuar edhe trajneri i skuadrës, Unai Emery, i cili ka pranuar të enjten përplasjen mes dy lojtarëve.

“Në fund të lojës, në një gjendje shumë të lartë emocionale, mund të ketë një bisedë që dikush mund të thërrasë diskutim, por ato janë normale, ndodhin në të gjitha skuadrat, në një drejtim apo në një tjetër”.

“Por, kjo nuk thyen harmoninë e mirë , atmosferën e mirë në ekip”, ka thënë trajneri spanjoll ai në një konferencë shtypi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat