De Biasi te skuadra spanjolle

Futboll

De Biasi te skuadra spanjolle

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 12:42
De Biasi

Gianni De Biasi është zyrtarisht trajneri i Alaves në kampionatin spanjoll. Ish-trajneri i Shqipërisë ka pranuar ofertën e drejtuesve të këtij ekipi në një moment të vështirë, me objektiv për të siguruar mbijetesën, teksa në 5 javët e para të La Ligas Alaves ka pësuar po kaq humbje, duke ndarë fundit e tabelës me Malagan. 61-vjeçari kthehet pas thuasje 10 vitesh në futbollin spanjoll, teksa në sezonin 2007-2008 ka drejtuar Levanten.

De Biasi ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, e cila do të rinovohet automatikisht nëse Aleves do të sigurojë mbijetesën.

Më këtë lëvizje trajneri që zotëron pasaportë shqiptar, përves se atë italiane, konfirmoi se mbetet një njeri i sfidave të mëdha. De biasi drejtoi për thuasje 6 vite kombëtaren kuqezi, duke shënuar arritjen më të madhe të futbollit shqiptar, me kualifikimin në finalet e Europianit Francë “2016”, një sukses që e kishin tentuar shumë trajenrë të huaj, por pa mundur t’i afrohen.Për ironi të fatit, ish-trajneri i Shqipërisë do  të debutojë në Primera Division ndaj Realit të Madridit në “Estadio Mendizorrotza”, me Los Blancos që vijnë pas humbjes befasuese në “Santiago Bernabeu” me Betisin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat