Klubi turk fton presidentin Vokrri në ceremoninë e përurimit të stadiumit të ri

Futboll

Klubi turk fton presidentin Vokrri në ceremoninë e përurimit të stadiumit të ri

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 13:01
Ilustrim

Klubi i Futbollit “Tire” i themeluar më 1922 nga Turqia dhe komuniteti i atjeshëm ka ftuar si mysafir nderi dhe të veçantë presidentin e FFK-së Fadil Vokrri me rastin e ceremonisë së përurimit të stadiumit të ri, prej 25 deri më 28 shtator.

Ky është një nder i veçantë që i bëhet presidentit Vokrri dhe futbollit të Kosovës pasi që në këtë ceremoni do të marrin pjesë shumë figura të njohura nga komuniteti i futbollit dhe jeta politike e sportive e Turqisë.
Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri në këtë manifestim do të udhëtojë bashkë e anëtarin e KE z. Mirsad Çolllaku dhe sekretarin e përgjithshëm z. Eroll Salihu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat