I zhgënjyer

Futboll

I zhgënjyer

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 13:35
Pierre-Emerick Aubameyang

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, ka shprehur zhgënjimin që një lëvizje e tij drejt Real Madridit dështoi të materializohej. Sezonin e kaluar të Bundesligës ishte golashënuesi më i mirë, ndaj shihej edhe si momenti për t’u larguar nga Dortmundi, me klube në të gjithë Europën që e donin, edhe në Kinë. Aubameyang nuk mbajti asnjë sekret të dëshirës së tij për t’u bashkuar me “Los Blancos”, por gabimi ndërkombëtar i gabonezit qëndroi në faktin se Real Madridi vendosi të mos shpenzojë shumë për të zëvendësuar Alvaro Morata. Duke folur për RMC, Aubameyang pranoi se ishte i zhgënjyer që nuk u bashkua me të bardhët, por thotë se tani e ka vënë “sagën” prapa krahëve të tij. “Nuk kam ëndërr, – tha 28-vjeçari, kur u pyet nëse ende shpresonte të lëvizte te Real Madridi. – Ata nuk më duan mua. Ky nuk është një problem. Unë shkoj përpara, jam mirë në Dortmund. Kemi pasur një marrëveshje me Borussian se mund të largohem, por kjo nuk ndodhi.”

Real Madridi nuk ishte klubi i vetëm i lidhur me Aubameyang. Ishin disa klube që u ofruan për të, përfshirë edhe Milanin. “Milan më ofroi diçka, – pranoi Aubameyang. – Unë kam qenë shumë i interesuar për këtë projekt, por kjo nuk ndodhi për shumë arsye”.Aubameyang, gjithashtu, tha se u takua me presidentin e PSG, Nasser Al-Khelaifi, por një lëvizje potenciale në Paris ra me punësimin e një drejtori të ri sportiv në qershor. “Në fillim të qershorit e takova Nasser, – tha Aubameyang. – Ishte përpara arritjes së Antero Henrique dhe kur Henry erdhi në PSG, ata vendosën që nuk do të më merrnin”. Disa klube kineze ishin të lidhura me një lëvizje të madhe parash për Aubameyang, por sulmuesi nga Gaboni shton se kurrë nuk ishte afër Superligës Kineze:“Kinën nuk e kam marrë seriozisht, ishte një mungesë profesionalizmi, ata vonuan duke na dërguar një ofertë me shkrim. Ishte një fatkeqësi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat