Duka flet për stadiumin kombëtar

Futboll

Duka flet për stadiumin kombëtar

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 15:02
Duka gjatë vizitës në stadium

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka inspektuar punimet në stadiumin e ri “Arena Kombëtare”,një kantier i vërtetë, ku etapat e punës voluminoze janë pjesë e zbatimit të projektit gjigand, ndërtuar mbi rrënojat e stadiumit legjendar, “Qemal Stafa”. Sipas parashikimeve, “Arena Kombëtare” do të jetë gati për vjeshtën e vitit 2018, diçka që e ka përforcuar sërish presidenti Duka:

 “Jemi të lumtur si po ecin punimet dhe në fund të vitit 2018 do të jetë gati për të pritur ndeshjet. Nuk e fituam të drejtën e organizimit të Superkupës 2019 për faktin se kishim vetëm një projekt në letër. Stadiumi do të jetë shumë i bukur, një vepër e madhe për sportin shqiptar, më e rëndësishmja në Shqipëri, një pasuri e madhe për futbollin”. Ndërkaq, për mediat ka folur edhe arkitekti Marco Casamonti: “Jemi të lumtur me ecurinë e punimeve, është një vepër e bukur. Do të jetë një kënaqësi për çdo tifoz të ndjekë ndeshjet në një stadium krejtësisht të mbuluar dhe me mundësinë për të qenë shumë pranë fushës. Do të jetë si një teatër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat