Bunjaku me ekipin e tij lider në Ligën e Dytë të Zvicrës - Bota Sot
Bunjaku me ekipin e tij lider në Ligën e Dytë të Zvicrës

Futboll

E martë, 17 tetor 2017

Bunjaku me ekipin e tij lider në Ligën e Dytë të Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2017 Në ora: 15:25
Bunjaku me ekipin e tij lider në Ligën e Dytë të Zvicrës

Në Ligën e Dytë të Zvicrës, futbollisti nga Kosova, Imran Bunjaku, u paraqit standard për FC Schaffhausen, e cila para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 2:0 Winterthurin. Cicek (69’) e Sessolo (87’-nga penalltia) janë kreatorë të fitores. Bunjaku luajti me sukses dhe iu gëzua trepikëshit, ndërsa Denis Markaj u paraqit titullar për Winterthurin.

FC Schaffhausen kryeson renditjen me 21 pikë, aq sa ka edhe Xamax në pozitën e dytë, kurse Winterthur renditet në vend të tetë me 6 pikë pas tetë jave të zhvilluara.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test