Benzema: Do të pensionohem te Reali

Futboll

Benzema: Do të pensionohem te Reali

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 15:51
Karim Benzema

Sulmuesi francez sapo ka vazhduar kontratën me Los Blancos.

Karim Benzema synon të luajë edhe për shumë vite me Real Madridin e pse jo edhe ta përfundojë karrierën me klubin nga Bernabeu.

Francezi para pak ditësh ka vazhduar kontratën deri në vitin 2021 me Realin dhe kur ajo të skadojë, Benzema do të jetë 33-vjeçar.

“Jam i lumtur që kam vazhduar me klubin më të mirë në botë”, ka thënë Benzema.

“Dua të pensionohem këtu sepse asnjë klub nuk mund të krahasohet me Realin dhe besoj se ky do të jetë klubi im i fundit në karrierë”.

Benzema është transferuar te Reali nga skuadra franceze Lyon për 35 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat