Respekt Gjilanit – Prishtina me trajnerin e ri mëton fitore

Futboll

Respekt Gjilanit – Prishtina me trajnerin e ri mëton fitore

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 16:40
Pamje nga stërvitja

Gjilani vetëm edicionin e tretë e luan në Superligë pas tre vitesh mungesë dhe tani sikurse pas luftës ka fituar respektin dhe çmohet si kundërshtar i denjë. Gjilani vetëm vitin e kaluar triumfoi për herë të parë pas luftës në kampionat kundër Prishtinës. Dhe, dallimi vetëm një pikë duke ndarë pozitat e dyta dhe treta bënë që kjo përballje të prodhoj cilësi dhe interesim të madh.

Prishtina me trajnerin e ri, Mirel Josa, ka vetëm një mungesë, futbollistin Lorik Maxhunin e suspenduar në dy ndeshje”, shkruan faqja e FC Prishtina.

“Jam i kënaqur se si janë impenjuar futbollistët në stërvitje. Normalisht kur të ndërrohet trajneri, e më ka qëlluar edhe herë tjetër, sikur kur kam ikur, po ashtu edhe kur kam ndërruar trajner tjetër, ka njëfarë impulsi tjetër, por unë nuk besoj se do të ketë ndryshim sa i përket impenjimit dhe do të jetë maksimal. Gjilanin e respektojmë, ashtu si çdo skuadër tjetër, por po ashtu është skuadër që i ka dhënë tonin kampionatit me rezultatet që ka pasur dhe vetë këto flasin për respektin që do të kemi ne karshi tyre. Nuk ka nënvlerësime, nuk ka mbivlerësime, por ne të bëjmë punën si skuadër dhe të shohim se çfarë rezultati do të nxjerrim”, ka thënë Josa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat