Fillon implementimi i programit “Grassroots”

Futboll

Fillon implementimi i programit “Grassroots”

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 17:07
Ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të implementimit të programit “UEFA Grassroots Charter” do të organizojë “Grassroots Week” në tri rajone të Kosovës. Më 24 shtator ky event do të mbahet në Mitrovicë në stadiumin “Riza Lushta”, pastaj më 27 shtator do të mbahet në Prizren në stadiumin “Përparim Thaçi”, derisa më 30 shtator në Prishtinë, në stadiumin e Ramiz Sadikut. Qëllimi I përgjithshëm i progaramit “Grassroots” është që të promovohet futbolli dhe të rektutohen sa më shumë fëmijë të dy gjinive dhe etniteteve të ndryshme në futboll. Gjithashtu me rëndësi është edhe masovizimi dhe rritja e pjesëmarrësve në futboll.
Ideja themelore e “Grassroots” është gjithashtu edhe koncepti i zbavitjes. “Grassroots” po ashtu mund të konsiderohet edhe si një punë shtesë me të rinjtë në klubet e futbollit, për t’iu dhënë fëmijëve një përvojë në lojën me top, si dhe në promovimin e lojës, rekrutimin e lojtarëve si dhe zhvillimin e talenteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat