Gati për Skënderbeun

Futboll

Gati për Skënderbeun

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 17:19
Mark Juliano në konferencë

Kampionati vijon në malore për Mark Julianon që pas Kukësit i duhet të përballet menjëherë me një tjetër rival të drejtëpdrejtë e ndoshta më të rrezikshëm, Skënderbeun, kundërshtar që me sa duket trajneri italian tanimë e njeh mirë.

“E kemi studiuar mirë Skënderbeun, është skuadra që përfaqëson Shqipërinë në Europë dhe po bën mirë, duhet të jemi krenarë që kemi një skuadër në Europë, por duhet të mendojmë për veten, të përdorim armët tona që janë të shumta dhe të kërkojmë një rezultat të rëndësishëm ndaj një rivali të drejtëpërdrejtë për titullin . Skënderbeu është një skuadër e mirë, ka elementë cilësorë por ne duhet të imponojmë lojën tonë pasi as Partizani nuk qëndron më poshtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat