Më binden fjalët e Ramadanit

Futboll

Më binden fjalët e Ramadanit

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 17:27
Jasir Asani

Pas një kohe të gjatë pritjeje më në fund sulmuesi 22 vjeçar Jasir Asani i është bashkuar Partizanit duke firmosur ditën e sotme një kontratë 4-vjeçare me “Demat e Kuq”. Menjëherë sapo hodhi firmën në kontratë Asani u prezantua në ambientet e klubit duke u shfaqur tepër i emocionuar për këtë transferim te nënkampionët e vendit.

Në një prononcim për “Supersport” mesfushori premton impenjim maksimal në çdo ndeshje  dhe tregon se kjo ishte lëvizja që e kishte kërkuar me kohë.

“Jam shumë i kënaqur dhe i emocionuar për këtë transferim tek Partizani, pasi kjo ishte lëvizja që kisha kërkuar me kohë. Kam folur me disa miqtë e mi sidomos me Ylber Ramadanin dhe më kanë treguar gjithçka rreth Partizanit. Prandaj dëshiroja të vija vetëm këtu. Shpresoj që të bëj mirë me Partizanin dhe pastaj të shkoj në një ligë më të fortë. Tifozëve u premtoj impenjim maksimal në çdo ndeshje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat