Mourinho: Martial, një futbollist ndryshe

Futboll

Mourinho: Martial, një futbollist ndryshe

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 17:29
Martial

Mentaliteti i Anthony Martial është transformua brenda pak muajve, sipas asaj që ka deklaruar Jose Mourinho.

Futbollisti i Manchester United qëndroi në bankëpër pjesën më të madhe të sezonit të kaluar dhe u sulmua edhe publikisht nga trajneri portugez për mungesën e vullnetit për të punuar fort. Martial, që ka shënuar katër gola në këtë fillimin sezoni, ka lënë një përshtypje të shkëlqyer në “Old Trafford”, sa herë e ka nisur ndeshjen nga banka dhe Mourinho tani mendoj se sjellja e lojtarit ka ndryshuar radikalisht.

“Kam parë një përmirësim të madh në Martial si njeriu, në moralin e tij, në fytyrën e tij, në gjuhën e trupit. Është transformuar. Nëse doni vetëm një fjalë për ta përshkruar, mund të them lumturi, – tha trajneri i Manchester United. – Ai është një djalë i lumtur që punon shumë mirë. Ai përpiqet të bëj gjithmonë më të mirën në stërvitje dhe në ndeshje dhe ndonjëherë është shumë i rëndësishëm. Ka filluar t’i vlerësojë, t’i shijojë dhe t’i shfrytëzojë të gjitha minutat që i jepen. Është një futbollist ndryshe nga ai që njoha në fillim te United”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat