Maribor, shkëlqen Valon Ahmedi

Futboll

Maribor, shkëlqen Valon Ahmedi

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 22:29
Valon Ahmedi

Valon Ahmedi shkëlqen me një gol dhe një asist në javën e 10-të të kampionatit slloven. Mesfushori i kombëtares shqiptare i cili ishte një nga risitë e grumbullimit të fundit të kuqezinjëve duke debutuar në sfidën ndaj Lihtenshtejnit, ishte përcaktues në fitoren e Mariborit në transfertën e vështirë ndaj Aluminij. Përfundoi me suksesin 3-2 të miqëve derbi shqiptar mes Valon Ahmedit dhe Francesco Tahirajt, me 2 kuqezinjtë që gjetën rrugën e rrjetës.

Ishte pikërisht i 21-vjecarit nga Vlora goli i avantazhit provizor të Aluminij në pjesën e parë me Tahirajn që realizoi një gol të bukur në të 15-tën. Por finalizimi ish lojtarit të kombatares shqiptare të 19-vjecarëve, nuk u mjaftoi vendasve sepse në të 65-tën Ahmedi i shërbyer nga braziliani Tavares realizoi golin e parë në këtë sezon duke barazuar shifrat. Nuncic 4 minuta më vonë i dha sërish epërsinë Aluminij, por në të 74-tën Ahmedi  me një harkim perfekt nga këndi gjeti kokën e qëndërmbrojtësit Billong që i coi shifrat në 2-2. Goli i Hotic në të 89-tën ndërkohë i dha 3 pikët Mariborit që me këtë sukses u ngjit në krye të klasfikimit në kampionati slloven.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat