Telashe për Realin, Marcelo mungon 1 muaj

Futboll

Telashe për Realin, Marcelo mungon 1 muaj

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 22:44
Marcelo

Asgjë nuk shkon mirë tek Reali i Madridit. Takimi ndaj Betis është thyer në një mallkim të vërtetë për Los Blancos, krahas humbjes së befasishme, kampionët e Spanjës do t’i duhet të bëjnë edhe pa shërbimet e mbrojtësit Marcelo. Braziliani vuan një dëmtim në pjesën e këmbës së djathë dhe periudha e rikuperimit parashikohet  të jetë jo më pak se një muaj.

Evidentimi i shkallës së dëmtimit nuk ishte i vështirë për tu kuptuar dhe në fakt testet mjekësorë vërtetuan frikën e stafit mjëksorë. Tani më pasi e sheh veten 7 pikë larg Barcelonës, tekniku Zidane e gjen veten në vështirësi dhe me një mungesë të rëndësishme në repartin e prapavijës. Një muaj është afati i rikuperimit, por ndoshta mund të zgjasë edhe më shumë. Infermieria e klubit merenges është mbushur, së bashku me Marcelon, të padisponueshëm për Zidane janë edhe Theo Hernandez, Karim Benzema, Toni Kroos dhe Mateo Kovacic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat